• e martë, 19 nëntor 2024

Këshilli i BE-së ia vazhdoi mandatin Lajçakut

Këshilli i BE-së ia vazhdoi mandatin Lajçakut

Bruksel, 6 korrik 2024 (MIA) – Këshilli i Bashkimit Evropian ia ka vazhduar mandatin Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, deri në janar të vitit të ardhshëm.

Siç njoftoi Radio Evropa e Lirë, vendimi është marrë në takimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së të mbajtur më 4 korrik.

Vazhdimi i mandatit të Lajçakut vjen me kërkes të përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borell. 

Për pasardhësin e Lajçakut do të vendos pasardhësi i Borelit, ndërsa për këtë post është propozuar kryeministrja e Estonisë, Kaja Kalas.

Për të konfirmuar postin e saj, kërkohet pëlqimi i Parlamentit Evropian, i cili voton për strukturën e Komisionit të ri Evropian. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR