• e martë, 19 nëntor 2024

Francezët në territoret tejoqeanike sot votojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve parlamentare

Francezët në territoret tejoqeanike sot votojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve parlamentare

Paris, 6 korrik 2024 (MIA) - Rrethi i dytë i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Francë filloi sot me hapjen e vendvotimeve në disa territore tejoqeanike.

Sot në ora në 8 sipas kohës lokale filloi votimi në Sen Pjer dhe Mikelon, arkipelag në pjesën veriore të Atlantikut në afërsi të Kanadasë.

Votuesit nga Martinik, Guadalupe, Guajana, Polinezia franceze, si dhe ata që jetojnë në kontinentin amerikan, sot, po ashtu do të dalin në votim.

Në Francën kontinentale votuesit do të votojnë nesër.

Makroni e shpërndau Parlamentin pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian më 9 qershor, kur e djathta ekstreme fitoi më së shumti vota. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR