• e diel, 29 shtator 2024

Si e uroi presidentin e ri të Iranit

Si e uroi presidentin e ri të Iranit

Pekin, 6 korrik 2024 (MIA) - Presidenti kinez Si Xhinping sot e uroi Masud Pezeshkijan për fitoren e tij në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Iran, njoftuan mediumet shtetërore.

"I përkushtoj rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve mes Kinës dhe Iranit dhe jam i gatshëm të punoj me presidentin në promovimin e partneritetit të përgjithshëm strategjik mes Kinës dhe Iranit", tha Si, i transmetuar nga Ksinhua.

Si shtoi se Kina dhe Irani kanë histori të gjatë të marrëdhënieve miqësore, të cilat zgjasin më shumë se gjysëm shekulli.

Kina është partner i afërt i Iranit, partner më i madh i tij tregtar dhe blerës kryesor i naftës së tij nën sanksione. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR