• e shtunë, 28 shtator 2024

Liderët sauditë i uruan Pezeskijanit për fitoren në zgjedhjet në Iran

Liderët sauditë i uruan Pezeskijanit për fitoren në zgjedhjet në Iran

Riad, 6 korrik 2024 (MIA) - Liderët e Arabisë Saudite i uruan reformistit iranian Masud Pezeshkijan për fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe kanë shprehur interes për rritje të lidhjeve me vendin e tij.

Arabia Saudite dhe rivali i saj rajonal, Irani, të cilët i kanë përkrahur palët e kundërshtuara në konfliktet në Jemen dhe Siri, vitin e kaluar kanë arritur marrëveshje me ndërmjetësim të Kinës për t'i ripërtëritur lidhjet pas ndërprerjes prej shtatë viteve.

Agjencia shtetërore saudite e lajmeve SPA, sot njoftoi se mbreti Salman në telegram-urimin deri te Pezeshkijan, ka thënë se me padurim pret "zhvillim të vazhdueshëm të marrëdhënieve" mes dy vendeve dhe koordinim për "përforcimin e sigurisë dhe paqes rajonale dhe ndërkombëtare".

Trashëgimtari i fronit të mbretit saudit, Mohamed bin Salman, ka dërguar urime të ngjashme, njoftoi DPA, duke iku referuar SPA-së. bsh/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR