Përurohet tuneli i Llogarasë, një nga projektet më të mëdha në Shqipëri
- Tuneli i Llogarasë, një nga projektet më të mëdha publike në Shqipëri, në pjesën jugore të shtetit, që i lidh qytetet bregdetare Vlorë dhe Sarandë, sot është lëshuar në qarkullim.
- Post By Besnik Shuki
- 16:22, 5 korrik, 2024
Tiranë, 5 korrik 2024 (MIA) - Tuneli i Llogarasë, një nga projektet më të mëdha publike në Shqipëri, në pjesën jugore të shtetit, që i lidh qytetet bregdetare Vlorë dhe Sarandë, sot është lëshuar në qarkullim.
Gjendet në rreth 20 kilometra në jug të Vlorës, në gjatësi prej 5,9 kilometrave, për ndërtimin e të cilit janë investuar 139,6 milionë euro, e i cili, sipas mediumeve shqiptare, ka ndikim të drejtpërdrejtë ndaj tërë ekonomisë shqiptare.
Tuneli është i gjerë 7,70 metra dhe i lartë 4,70 metra, me trotuare nga të dy anët me gjerësi me nga 1,17 metra dhe është i pajisur me ventilim, sistem për ujitje dhe sistem kundër zjarrit dhe tymit.
"Tuneli është i lidhur me rrugën e ri Orikum-Dukat. Hapja e tunelit fillimisht do të jetë në faza për automjete dhe autobusë, e jo për automjete të rënda transportuese", publikuan mediumet.
Ato shtojnë se ceremonia e përurimit të tunelit ka qenë festive.
"Tuneli i Llogarasë, një nga veprat historike që do të ndryshojë përgjithmonë jo vetëm shijen e udhëtimit drejt jugut të mahnitshëm, po edhe fuqinë ekonomike të njerëzve të lindur e të rikthyer nesër në territorit e tij të bekuar, ku gjithnjë e më shumë turisët do të duan të shpenzojnë për të përjetuar bukuritë e historitë e atyre anëve, ju uroj një ditë të mbarë", ka shkruar Rama në rrjetin social "Fejsbuk".
Zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Energjetikës, Belinda Baluku në Top Çanel mbrëmë sqaroi se këtë vit kalimi përmes tunelit do të jetë falas, por, gjatë viteve të ardhshme do të kushtojë rreth pesë euro. bsh/
Foto: MIA arkiv