• e shtunë, 21 dhjetor 2024

KE: Vetëm me unitet mund të arrihet një paqe e drejtë në Ukrainë

KE: Vetëm me unitet mund të arrihet një paqe e drejtë në Ukrainë

Bruksel, 5 korrik 2024 (MIA) - Sipas mendimit tonë, vetëm me unitet mund të arrihet një paqe e drejtë në Ukrainë, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian me rastin e vizitës së kryeministrit hungarez Viktor Orban në Moskë.

Ai shtoi se vizita e Orban nuk ishte e dakorduar dhe se ai nuk ishte i autorizuar të përfaqësonte Bashkimin Evropian, edhe pse vendi i tij e mori presidencën e Këshillit të BE-së më 1 korrik.

"Të gjithë ne në BE duam paqe. Për diskutim për zgjidhje është e nevojshme pjesëmarrja e Ukrainës. Zgjidhja më e mirë është tërheqja e trupave ruse nga Ukraina. Presidenca nuk e përfaqëson BE-në në marrëdhëniet e jashtme. Politika evropiane është shumë e qartë dhe mbështetet nga të gjitha institucionet evropiane", theksoi zëdhënësi i KE-së. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR