• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Qeveria e re në Siri e ka emëruar Asad Hasan al Shabanin për ministër të Punëve të Jashtme

Qeveria e re në Siri e ka emëruar Asad Hasan al Shabanin për ministër të Punëve të Jashtme

Damask, 21 dhjetopr 2024 (MIA) - Qeveria e re siriane e ka emëruar Asad Hasan al Shabani për ministër të Punëve të Jashtme të Qeverisë së përkohshme, kumtoi komanda e forcave të bashkuara të armatosura të opozitës, të cilët kanë vendosur kontroll ndaj Sirisë, e cituar nga agjencitë.

Emërimi vjen në kontekst të përpjekjeve të autoriteteve të reja për të ndërtuar marrëdhënie me komunitetin ndërkombëtar, dy javë pas rrëzimit të regjimit të presidentit Bashar al Asad.

Shabani është 37-vjeç dhe ka diplomuar në Universitetin në Damask. Ai paraprakisht e ka udhëhrqur repartin politik të Qeverisë kryengritëse në provincën veriperëndimore siriane Idlib, kumtoi komanda.

Më 8 dhjetor, pas luftës 13-vjeçare civile, kryengritësit sirianë e kanë pushtuar Damaskun dhe e kanë detyruar Asadin të ik, duke i dhënë fund sundimit më shumë se dhjetëvjeçar të klanit të tij. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR