• e diel, 22 dhjetor 2024

Pentagoni kumtoi se është vrarë një nga liderët e “Shtetit Islamik”

Pentagoni kumtoi se është vrarë një nga liderët e “Shtetit Islamik”

Uashington, 21 dhjetor 2024 (MIA) - Në një sulm ajror të forcave të Komandës qendrore të SHBA-së (CENTKOM) në provincën siriane Deir ez-Zor është vrarë një nga liderët e "Shtetit Islamik"; njoftoi mbrëmë Pentagoni.

Sulmi u krye më 19 dhjetor në një rajon që më parë ishte nën kontrollin e forcave ruse dhe qeveritare të presidentit të rrëzuar Bashar Asad.

Si rezultat i sulmit, u vranë dy luftëtarë të SHI-së, duke përfshirë edhe Abu Jusigin, një nga liderët e grupit.

Pentagoni kumtoi se sulmi ajror ishte pjesë e detyrave të Komandës Qendrore për të "ndërprerë dhe dobësuar përpjekjet e terroristëve për të planifikuar, organizuar dhe kryer sulme kundër civilëve dhe ushtarëve të SHBA-së, aleatëve dhe partnerëve të saj".

"Siç është thënë tashmë në aktivitetet me aleatët dhe partnerët në rajon, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të lejojnë IDIL-in të përdorë situatën aktuale në Siri për rindërtimin e vet", tha komandanti i CENTKOM, gjenerali Majkëll Erik Kurilla. ls/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR