Urdhërohet evakuim në shtetin austrialian Viktoria për shkak të zjarrit në 28.000 hektarë
- Autoritetet e shtetit australian, Viktoria kanë lëshuar urdhër për evakuim të qindra banorëve për shkak të disa zjarreve, prej të cilave më i madhi shpërtheu në rreth 241 kilometra në perëndim nga Melburni.
- Post By Besnik Shuki
- 15:04, 21 dhjetor, 2024

Melburn, 21 dhjetor 2024 (MIA) - Autoritetet e shtetit australian, Viktoria kanë lëshuar urdhër për evakuim të qindra banorëve për shkak të disa zjarreve, prej të cilave më i madhi shpërtheu në rreth 241 kilometra në perëndim nga Melburni.
"Një nga zjarret, i shkaktuar nga goditjet e vetëtimës të martën, është përhapur gjatë natës dhe tani po djeg më shumë se 28.000 hektarë", kumtoi Shërbimi për raste urgjente në Viktoria.
Rreth 400 zjarrfikës punojnë në shuarjen e zjarrit në Viktoria, duke shfrytëzuar më shumë se 100 tankerë dhe 25 aeroplanë. bsh/
Foto: MIA arkiv