• e shtunë, 23 nëntor 2024

Të paktën 87 persona e humbën jetën kur një anije me emigrantë u fundos në brigjet e Mauritanisë

Të paktën 87 persona e humbën jetën  kur një anije me emigrantë u fundos në brigjet e Mauritanisë

Nuakshot, 5 korrik 2024 (MIA) - Autoritetet mauritaniane gjetën dje 87 trupa dhe shpëtuan 36 persona pasi një anije me emigrantë afrikanë u përmbys në brigjet e vendit, njoftoi DPA, duke cituar burime të sigurisë.

Anija besohet se transportonte 184 persona (kryesisht nga Senegali dhe Gambia), duke lënë dhjetëra njerëz pa informacione, shtoi një nga burimet.

Anija është përmbys për shkak të erërave të forta dhe dallgëve të larta jo shumë larg nga fshati jugor mauritanian Ndiago, pranë lumit Senegal.

Më herët këtë vit, Bashkimi Evropian premtoi 210 milionë euro ndihmë financiare për Mauritaninë, një ish-koloni franceze, për të frenuar migrimin dhe për të ofruar ndihmë humanitare për emigrantët. Marrëveshja e ndihmës është arritur pas një rritje të mprehtë të numrit të emigrantëve që largohen nga Mauritania për në Ishujt Kanarie të Spanjës.

Prej disa kohësh, Ishujt Kanarie, të cilat ndodhen rreth 100 kilometra nga bregu veriperëndimor i Afrikës, po arrijnë në gjithnjë e më shumë varka me refugjatë. Sipas të dhënave të fundit nga Ministria spanjolle e Punëve të Brendshme, deri më 15 qershor të këtij viti kanë mbërritur pothuajse 19.000 emigrantë, që është rreth 220 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR