• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Pisonero: KE pret që partnerët nga Ballkani Perëndimor të paraqesin agjendat e reformave nga Plani për rritje

Pisonero: KE pret që partnerët nga Ballkani Perëndimor të paraqesin agjendat e reformave nga Plani për rritje

Bruksel, 5 korrik 2024 (MIA) - Para se të merret vendimi për pagesën e mjeteve në kuadër të Planit për Rritjes të Ballkanit Perëndimor, Komisioni Evropian pret që të gjitha vendet e rajonit të paraqesin agjendat e tyre të reformave në sferën socio-ekonomike dhe në sferën e vlerave themelore, deklaroi zëdhënësja e Komisioni Evropian për politika të fqinjësisë, zgjerim dhe partneritete ndërkombëtare, Ana Pisonero.

"Kur t'i marrim ato agjenda, do të jemi në gjendje t'i shqyrtojmë dhe t'i pranojmë ato në konsultim me shtetet anëtare. Tani për tani ne jemi ende në pritje të partnerëve tanë nga Ballkani Perëndimor", theksoi Pisonero.

Në lidhje me Kosovën dhe Serbinë, Pisonero theksoi se përveç përmbushjes së kushteve që vlejnë për të gjitha vendet e rajonit, për të mundësuar përdorimin e fondeve në kuadër të Planit, patjetër do të duhet të tregojnë edhe konstruktivitet në dialogun e tyre të ndërsjellë.

Në pyetjen se kur BE-ja planifikon të emërojë pasardhës të përfaqësueses speciale për dialogun Prishtinë-Beograd dhe për çështje tjera rajonale nga Ballkani Perëndimor, Miroslav Lajçak, zëdhënësja e Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Nabila Masrali vetëm deklaroi se është marrë vendimi për vazhdimin e mandatit të tij për pesë muaj, deri më 31 janar 2025, pa saktësuar nëse po diskutohet për zgjedhje të pasardhësit të tij.

Lajçak në pranverë u emërua për euroambasador në Zvicër, funksion që ai fillimisht duhej ta merrte në shtator të këtij viti, kur i mbaroi mandati si përfaqësues i posaçëm i BE-së. rq/bsh/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR