• e diel, 22 dhjetor 2024

Shërbimet ukainase të sigurisë parandaluan tentim për atentat ndaj Zelenskit

Shërbimet ukainase të sigurisë parandaluan tentim për atentat ndaj Zelenskit

Kiev, 7 maj 2024 (MIA) - Shërbimet ukrainase të sigurisë (SBU) kanë arrestuar dy kolonelë të Drejtorisë së sigurisë së shtetit (UDO), të cilët dyshohen se së bashku me tre të akuzuar tjerë, kanë përgatitur atentat ndaj presidentit Vollodimir Zenelski dhe zyrtarëve tjerë.

Sipas një pjese të mediave ukrainase, janë arrestuar nënkoloneli i UDO-s, Andrej Guk dhe pjesëtarë të shërbimeve speciale ruse.

Ata planifikuan atentat edhe kundër shefit të SBU-së Vasilij Manjuk dhe shefit të Drejtorisë kryesore për inteligjencë, Kiril Budanov. Tek ata është kryer bastisje pas çka janë gjetur dhe janë kofiskuar armë dhe sende tjera.

Të dyshuarit po kërkonin personel ushtarak të afërt me sigurimin e presidentit, "i cili ka mundur të marrë peng shefin e shtetit, ndërsa më pas ta vrasë".

Nga SBU deklarojnë se ata donin ta vrisnin Budanovin para Pashkëve me një sulm me raketa në shtëpinë ku ai jeton, për çka kanë blerë drone dhe municion për sulmin.

Drejtori i SBU-së, Vasil Manjuk, deklaroi se sulmi kishte për qëllim të ishte "dhuratë e Putinit para inaugurimit" që u zhvillua sot. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR