Micotakis: Izraeli duhet të ndalojë operacionet ushtarake, ajo që po ndodh në Gazë është e pajustifikuar dhe e papranueshme
- Ne qartë po angazhohemi për një armëpushim të menjëhershëm dhe rivendosjen e plotë të rrjedhës së papenguar të ndihmës humanitare në Gazë, dhe nuk kam vështirësi t'ju them se ajo që ka ndodhur në javët e fundit, në ditët e fundit, është e pajustifikuar dhe e papranueshme. Izraeli duhet t’i ndalë menjëherë këto operacione, tha kryeministri grek Kirjakos Micotakis në një intervistë për radion greke Skaj, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athinë.
- Post By Lindita Sulejmani
- 15:33, 22 maj, 2025
Athinë, 22 maj 2025 (MIA) - Ne qartë po angazhohemi për një armëpushim të menjëhershëm dhe rivendosjen e plotë të rrjedhës së papenguar të ndihmës humanitare në Gazë, dhe nuk kam vështirësi t'ju them se ajo që ka ndodhur në javët e fundit, në ditët e fundit, është e pajustifikuar dhe e papranueshme. Izraeli duhet t’i ndalë menjëherë këto operacione, tha kryeministri grek Kirjakos Micotakis në një intervistë për radion greke Skaj, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athinë.
"Greqia mban një aleancë strategjike me Izraelin dhe ne duhet t'u tregojmë aleatëve tanë të vërtetën. I kam thënë gjithashtu drejtpërdrejt Netanjahut se sulmi i tmerrshëm i 7 tetorit nuk mund të justifikojë operacionet me një kosto humanitare joproporcionale”, tha Micotakis.
Duke iu përgjigjur kritikave nga opozita se qeveria po shmang dënimin e qëndrimit të Izraelit, Micotakis theksoi se qëndrimi i qeverisë është i qartë dhe se vendi nuk hesht, por se Izraeli duhet të ndalojë operacionet e tij në mënyrë që furnizimi me ndihmë humanitare, ushqim dhe ilaçe të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur.
"Greqia nuk hesht fare për këtë çështje, nëse mund të luajmë rolin e ndërtuesit të urave, kemi ndërmend ta bëjmë këtë, theksoi kryeministri grek. ls/
Foto: TV Skaj