• e premte, 05 dhjetor 2025

Senati e votoi "mega-ligjin" e buxhetit të Trampit, me votën vendimtare të nënpresidentit Xhej Di Vans

Senati e votoi

Uashington, 1 korrik 2025 (MIA) - Senati amerikan miratoi sot të ashtuquajturin "ligj të madh të bukur" (big beautiful bill) të presidentit Donald Tramp, që paraqet një pako masive buxhetore që forcon prioritetet e tij kryesore të politikave.

Propozim-ligji u miratua me 51 vota "pro" dhe 50 "kundër", me ç'rast vendimtare ishte vota e nënpresidentit Xhej Di Vans, i cili, sipas Kushtetutës, ka të drejtë të votojë në rast barazimi votash.

Ligji, i cili ka rreth 940 faqe, parashikon një sërë lehtësirash tatimore, ulje të shpenzimeve publike, si dhe rritje të mjeteve për mbrojtjen kombëtare dhe deportimet - masa që ishin pika kyçe të fushatës zgjedhore të Trampit.

Me legjislacionin e ri borxhi publik amerikan do të rritet për 3,3 trilionë dollarë shtesë, por Shtëpia e Bardhë po këmbëngul në një përfundim urgjent të procedurës në mënyrë që çresidenti Tramp të mund ta nënshkruajë ligjin deri më 4 korrik - Ditën e Pavarësisë.

Hapi tjetër është votimi në Dhomën përfaqësuese, ku Partia republikane ka një shumicë të ngushtë. Debati atje pritet të fillojë në ditët në vijim. ls/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR