• e mërkurë, 29 janar 2025

Senati amerikan e konfirmoi emërimin e Skot Besent për ministër të ri të Financave

Senati amerikan e konfirmoi emërimin e Skot Besent për ministër të ri të Financave

Uashington, 28 janar 2025 (MIA) - Senati amerikan e ka konfirmuar Skot Besent për ministër të ri të Financave në administratën e presidentit amerikan Donald Tramp.

Dje, 68 senatorë kanë votuar pro tij, 29 kundër, ndërsa 16 demokratë e kanë mbështetur nominimin.

Besent, i cili është 62 vjeç, tashmë është përfaqësues të axhendës ekonomike të Trampit, e cila fokusohet në uljen e tatimeve dhe imponimin e tarifave të larta, për të cilat disa ekonomistë thonë se mund të shkatërrojnë një pjesë të progresit, të cilën Rezervat federale e kanë arritur në kontrollimin e inflacionit, transmeton Zëri i Amerikës.

Si sekretari i 79-të, Besent do të ketë ndikim ndaj pagesës së tatimeve në SHBA dhe borxhin e saj prej 28 trilionë dollarëve, me ndikim të madh ndaj politikës fiskale, rregullativave financiare, sanksioneve ndërkombëtare dhe investimeve të huaja. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR