• e enjte, 04 dhjetor 2025

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s shpreson për paqe në Ukrainë para verës së vitit 2026

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s shpreson për paqe në Ukrainë para verës së vitit 2026

Bruksel, 2 dhjetor 2025 (MIA) - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, shprehu sot shpresë se bisedimet për paqe në Ukrainë do të çojnë në  armëpushim ose në një marrëveshje paqeje para verës së vitit të ardhshëm.

Rute në konferencë për shtyp në prag të takimit të nesërm të ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s në Bruksel, theksoi se është e vështirë të parashikohet nëse përpjekjet e SHBA-së do të kenë sukses.

Ai theksoi se 20.000 rusë po vdesin në luftë çdo muaj, ndërsa pala ukrainase po pëson gjithashtu viktima të mëdha, dhe se kjo duhet të ndalet. "Le të shpresojmë se do të ketë një marrëveshje paqeje, ne po ndihmojmë me gjithçka që kemi në dorë", shtoi Rute.

Sipas tij, pritet që lufta të përfundojë në një mënyrë që Rusia të mos e sulmojë më kurrë Ukrainën.

"Rruga e Ukrainës drejt NATO-s është e pakthyeshme, por ne e dimë se Aleanca nuk ka unanimitetin e nevojshëm për ta pranuar vendin në organizatë. Kjo është arsyeja pse po diskutojmë se si mund të mbrohet Ukraina pasi të mbarojë lufta", shpjegoi Rute.

Ai theksoi se çështjet që lidhen me të ardhmen e paktit, të cilat u përfshinë në draftin fillestar të marrëveshjes së paqes nga javët e fundit, do të zgjidhen nga aleatët veçmas.

"I përshëndesim përpjekjet e SHBA-së dhe jam i bindur se paqja përfundimisht do të rivendoset", tha Rute. Ai theksoi se nesër ministrat e Punëve të Jashtme do të diskutojnë për kërcënimet e sigurisë në ndryshim, përfshirë rreziqet që paraqet Rusia. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR