Sekretari amerikan i shtetit Marko Rubio për vizitë në Bruksel
- Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio sot do të arrijë në Bruksel në takim me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve-anëtare të NATO-s.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:04, 2 prill, 2025

Bruksel, 2 prill 2025 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio sot do të arrijë në Bruksel në takim me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve-anëtare të NATO-s.
Rubio nga sot deri më 4 prill do të qëndrojë në Bruksel, ku do të bisedojë për shpenzimet në Mbrojtje, për Ukrainën dhe Kinën.
Gjatë qëndrimit, Rubio do të takohet edhe me kryeministri belg Bart de Vever, njoftoi agjencia belge e lajmeve, Belga.
Sipas Vever, një nga temat për të cilën do të bisedojnë është edhe shtabi ushtarak i NATO-s në afërsi të Monsit.
Vitin e kauluar, Aleanca vendosi të ndërtojë një qendër të re atje për të luftuar kërcënimet kibernetike. qa/bsh/
Foto: EPA