Sançezi paralajmëron buxhet rekord ushtarak për Spanjën për t'i përmbushë standardet e NATO-s
- Spanja do të arrijë të ndajë dy për qind të BPV-së për armatën dhe në këtë mënyrë t'i përmbushë standardet e NATO-s, tha sot kryeministri spanjoll Pedro Sançezi.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 09:21, 23 prill, 2025

Madrid, 23 prill 2025 (MIA) - Spanja do të arrijë të ndajë dy për qind të BPV-së për armatën dhe në këtë mënyrë t'i përmbushë standardet e NATO-s, tha sot kryeministri spanjoll Pedro Sançezi.
Sançezi tha se qeveria do të rrisë buxhetin ushtarak me 10.5 miliardë euro, për të arritur qëllimin e NATO-s prej dy për qind të BPV-së të caktuar për këto qëllime.
Spanja vitin e kaluar shpenzoi të paktën nga të gjithë anëtaret e NATO-s për mbrojtje, megjithëse më parë ishte zotuar të arrinte standardet e NATO-s deri në vitin 2029.
Presidenti amerikan Donald Trampi ka deklaruar vazhdimisht se Evropa nuk shpenzon mjaftueshëm për mbrojtjen e saj dhe i ka shtyrë anëtaret e NATO-s të rrisin shpenzimet e mbrojtjes deri në pesë për qind të BPV-së.
Duke u përballur me një "epokë të ndryshimit", Sançezi tha se ishte koha që Spanja të "marrë kontrollin e fatit të saj" dhe të kontribuojë në riarmatimin e Evropës.
"Nëse do të më kishit pyetur shumë vite më parë për prioritetet e qeverisë sime për të investuar në siguri dhe mbrojtje, padyshim që përgjigja ime do të kishte qenë ndryshe. Nuk është për shkak se vlerat tona kanë ndryshuar, por sepse bota ka ndryshuar", tha Sançezi.
Foto: EPA