• e mërkurë, 03 korrik 2024

Rute: Rusia nuk do të na ndalojë

Rute: Rusia nuk do të na ndalojë

 Hagë, 29 dhjetor 2023 (MIA)  -  "Rusia nuk do të ndalojë që ta sulmojë Ukrainën", ka shkruar kryeministri holandez Mark Rute në rrjetin social "X", transmeton agjencia holandeze ANP.

 "Rusia edhe një herë po shkakton shumë viktima civile", shtoi Rute për sulmin e mbrëmshëm të madh me raketa dhe dronë në shumë vende në Ukrainë.

 Autoritetet ukrainase bënë të ditur se Rusia ka përdorë rreth 160 raketa dhe dronë, nga të cilët forcat ukrainase rrëzuan 114.

 "E vetmja përgjigje e përshtatshme ndaj sulmit masiv rus është më shumë mbështetje financiare dhe ushtarake për Ukrainën që të mund të mbrohet  nga jy agresion i vazhdueshëm rus", shtoi Rute në qëndrimin e shprehur në rrjetin social "X".

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR