Rute: NATO e përmbushi qëllimin e vet 11-vjeçar për shpenzime për mbrojtje
- Derisa anëtaret e NATO-s po përgatiten për samitin në Hagë javën e ardhshme, sekretari i përgjithshëm Mark Rute tha se aleanca tani e përmbushi qëllimin e vet 11-vjeçar për shpenzimet për mbrojtje.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:25, 18 qershor, 2025
Kananaskis, 18 qendror 2025 (MIA) - Derisa anëtaret e NATO-s po përgatiten për samitin në Hagë javën e ardhshme, sekretari i përgjithshëm Mark Rute tha se aleanca tani e përmbushi qëllimin e vet 11-vjeçar për shpenzimet për mbrojtje.
"Duke pasur parasysh atë që Portugalia dhe Kanadaja, gjithashtu, u obliguan të shpenzojnë dy për qind të bruto prodhimit të tyre vendor (BPV) për mbrojtje këtë vit, e tërë aleanca e NATO-s tani e përmbushë qëllimin prej dy për qind", tha Rute në margjina të samitit të G7-shit në Kanada. Ai e quajti këtë "lajm me të vërtetë të shkëlqyeshëm".
Por, me rritjen e presionit nga presidenti amerikan, Donalld Tramp për më shumë shpenzime, pritet që aleanca e NATO-s prej 32 anëtareve të dakordohet me qëllimin e ri prej së paku 3,5 për qind të BPV-së nacionale në samitin e vet dyditor që fillon më 24 qershor. Plotësisht 1,5 për qind do të ndaheshin për shpenzime shtesë lidhur me mbrojtjen, siç është infrastruktura, me çka qëllimi i përgjithshëm do të arrijë në pesë për qind, për çka Tramp angazhohet tashmë një kohë.
Presidenti amerikan vazhdimisht e kritikonte atë që e konsideron si shpenzim të pamjaftueshëm për mbrojtje nga ana e aleatëve evropianë dhe Kanadaja, e madje edhe disa herë kërclnoi se do ta heqë SHBA-në nga NATO-ja për këtë shkak.
Anëtarja e vetme e NATO-s që tejkalon 3,5 për qind nga shpenzimet për mbrojtje si pjesëmarrje në BPV është Polonia. ab/
foto: ЕPА