• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rusia vendos armë bërthamore taktike në Bjellorusi, Departamenti i Shtetit me dënim

Rusia vendos armë bërthamore taktike në Bjellorusi,  Departamenti i Shtetit me dënim

Minsk, 26 maj 2023 (MIA) - Rusia ka ka vazhduar me planin për vendosjen e armëve bërthamore taktike në Bjellorusi, lideri i së cilës Aleksandar Lukashenko tha se kokat bërthamore  janë tashmë në lëvizje, që është vendosja e parë e bombave të tilla  nga ana e Kremlinit jashtë Rusisë që nga rrëzimi i Bashkimi Sovjetik në vitin 1991.

Departamenti Amerikan i Shtetit e dënoi planin e vendosjes, por tha se Uashingtoni nuk ka për qëllim ta ndryshojë pozicionin e tij për armët bërthamore strategjike dhe as nuk ka parë  ndonjë shenjë se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore, thekson Euroaktiv. 

Presidenti rus Vladimir Putini e publikoi planin për vendosjen bërthamore në një intervistë në televizionin shtetëror më 25 mars.

"Perëndimi kolektiv në thelb po bën një luftë të padeklaruar kundër vendeve tona," deklaroi ministri rus Sergej Shojgu në takimin e djeshëm me homologun e tij bjellorus në Minsk", bëri të ditur  Ministria ruse e Mbrojtjes. 

Perëndimi, tha Shoigu, po bën gjithçka që mundet "për të vazhduar dhe përshkallëzuar konfliktin e armatosur në Ukrainë". 

 Presidenti i Bjellorusisë Aleksandar Lukashenko mbrëmë deklaroi se armët taktike bërthamore tashmë janë në lëvizje në përputhje me urdhrin e nënshkruar nga Putini, megjithëse nuk ka asnjë konfirmim për këtë nga vetë Kremlini.

"Lëvizja e armëve bërthamore tashmë ka filluar," u tha Lukashenko gazetarëve në Moskë, ku mori pjesë në bisedime me liderë të tjerë të ish-shteteve sovjetike. I pyetur nëse armët ishin tashmë në Bjellorusi, ai tha: “Është e mundur. Kur të kthehem do të kontrolloj". 

 Shojgu tha se dokumentet që i ka nënshkruar në Minsk kanë të bëjnë me procesin e ruajtjen e armëve bërthamore taktike në Bjellorusi.

Në Uashington, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Metju Miller i përshkroi planet si "shembulli i fundit i sjelljes së papërgjegjshme që kemi parë nga Rusia që nga invadimi i saj në shkallë të plotë të Ukrainës më shumë se një vit më parë".

Mileri e përsëriti paralajmërimin e Uashingtonit se përdorimi i armëve kimike, biologjike ose bërthamore në konflikt do të çojë në "pasoja të rënda", pa i saktësuar ato pasoja.

"Vetëm do të shtoj se ne nuk kemi parë asnjë arsye për ta përshtatim qëndrimin tonë strategjik bërthamor ose çfarëdo indikacionesh që Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore," u tha Mileri gazetarëve. ar/

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR