Rusia pretendon se ka rrëzuar 13 dronë ukrainas; Ukraina shkatërroi 43 nga 55 dronët rusë
- Forcat ruse të mbrojtjes ajrore gjatë natës së kaluar kanë rrëzuar 13 dronë ukrainas - 12 mbi rajonin e Rostovit dhe një mbi rajonin e Belgorodit, njoftoi sot në mëngjes Ministria ruse e Mbrojtjes.

Moskë, 13 prill 2025 (MIA) - Forcat ruse të mbrojtjes ajrore gjatë natës së kaluar kanë rrëzuar 13 dronë ukrainas - 12 mbi rajonin e Rostovit dhe një mbi rajonin e Belgorodit, njoftoi sot në mëngjes Ministria ruse e Mbrojtjes.
Në të njëjtën kohë, Forcat Ajrore të Ukrainës kumtuan se mbrojtja e saj ajrore ka shkatërruar 43 nga gjithsej 55 dron të dërguar nga Rusia drejt pjesëve veriore, jugore dhe qendrore të Ukrainës.
Në kumtesën e publikuan në "Telegram", forcat ukrainase theksojnë se ushtria ruse përdori drone kamikaze "Shahed", si dhe drone të ndryshëm mashtrimi, të nisur nga rajonet ruse Orjol, Kursk dhe nga zona Primorsko-Ahtarsk.
Dymbëdhjetë nga dronët mashtrues u zhdukën nga radarët pa shkaktuar asnjë dëm, raportoi Ukrinform, duke cituar burime ukrainase. ls/
Foto: Arkiv