• e shtunë, 04 janar 2025

Rusia bëri të ditur se i ka sulmuar objektet energjetike të Ukrainës

Rusia bëri të ditur  se i ka  sulmuar objektet energjetike të Ukrainës

 Moskë, 2 janar 2025 (MIA) - Rusia sot njoftoi se ka sulmuar objektet energjetike të Ukrainës që ndihmojnë kompleksin ushtarako-industrial të Kievit.

Gjatë 24 orëve të fundit, armata ruse ka kryer sulme ajrore dhe artilerie në objektet energjetike, aeroportet ushtarake dhe zonat ku ka një përqendrim të fuqisë së gjallë, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes në Moskë.

 Ministria thekson se gjithsej 146 rajone në Ukrainë janë sulmuar dhe se mbrëmë është rrëzuar një aeroplan luftarak ukrainas Su-27, janë kapur 97 dronë dhe gjashtë raketa amerikane HIMARS.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR