Rubio: Ekzistojnë fusha bashkëpunimit të mundshëm midis Uashingtonit dhe Pekinit
- Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, sot deklaroi se ekzistojnë fusha të bashkëpunimit të mundshëm midis Uashingtonit dhe Pekinit dhe se ekziston një shans i fortë që presidentët e SHBA-së dhe Kinës të takohen së shpejti.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:21, 11 korrik, 2025
Kuala Lumpur, 11 korrik 2025 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, sot deklaroi se ekzistojnë fusha të bashkëpunimit të mundshëm midis Uashingtonit dhe Pekinit dhe se ekziston një shans i fortë që presidentët e SHBA-së dhe Kinës të takohen së shpejti.
Rubio u takua me ministrin kinez të Punëve të Jashtme Vang Ji gjatë sesionit të Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) dhe vlerësoi se biseda me funksionarin kinez ishte shumë konstruktive dhe pozitive.
Rubio pas takimit deklaroi se tregtia nuk ishte në qendër të bisedës me ministrin kinez sepse tregtia nuk është departamenti i tij, por se kanë biseduar për "të gjitha gjërat e tjera mbi të cilat punojmë".
Anëtaret e ASEAN-it kanë shprehur shqetësim në lidhje me politikën amerikane të vendosjes së tarifave të larta ndaj këtyre vendeve, ndërs Rubio tha se tarifat "nuk e përcaktojnë marrëdhënien tonë (amerikane) me vendet e tjera".
"Ekzistojnë shumë çështje të tjera për të cilat po punojmë së bashku dhe mendoj se ka shumë entuziazëm për të qenë këtu dhe pjesë e kësaj", shtoi ai.
Vangu kundërshtoi kundër kërcënimeve amerikane për tarifa dhe e paraqiti Kinën si një kundërpeshë të qëndrueshme të SHBA-së në bisedimet me anëtaret e tjera të ASEAN-it.
Foto: Arkivi i MIA-s