• e diel, 27 tetor 2024

Rrethi i dytë i zgjedhjeve parlamentare në Lituani

Rrethi i dytë i zgjedhjeve parlamentare në Lituani

Vilnius, 27 tetor 2024 (MIA) – Në Lituani sot do të mbahet rrethi i dytë dhe i fundit i zgjedhjeve parlamentare, pasi në rrethin e parë më 13 tetor ishin zgjedhur 70 deputetë në listat e partive sipas sistemit proporcional prej gjithsej 141 deputetë në Parlament. 

Rreth 2,4 milionë lituanezë kanë të drejtë në dy rrethe të zgjedhin 141 deputetë në Parlament për mandatin katërvjeçar. 

Zgjedhen edhe 71 deputetët e tjerë në njësitë zgjedhore me një mandat të cilët do të arrijnë të fitojnë më shumë se 50 për qind të votave, gjegjësisht votuesit në dhjetëra njësi zgjedhore do të zgjedhin mes dy kandidatëve udhëheqës nga rrethi i parë. fc/

Fotografia: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR