• e shtunë, 06 korrik 2024

Reali po përgatit një ofertë përfundimtare për Kejnin

Reali po përgatit një ofertë përfundimtare për Kejnin

Madrid, 16 qershor 2023 (MIA) - Real Madridi pret të shpenzojë jo më shumë se 100 milionë euro për transferimin e sulmuesit të Totenhemit, Hari Kejn.

Sipas “AS”, drejtuesit e klubit janë duke përgatitur propozimin përfundimtar për transferimin e  britanikut 29-vjeçar. Nëse Sparsi nuk janë të kënaqur me këtë, Reali do ta anulojë transferimin.

 Kejn sezonin e kaluar përfundoi në vendin e dytë në Premier Ligën sipas efikasitetit me 30 gola në 38 ndeshje.

 Marrëveshja aktuale e futbollistit me Totenheminit skadon në verën e vitit 2024. ar/

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR