• e hënë, 23 dhjetor 2024

EURO2024: Erdogan nga tribuna do të bëjë tifo për Turqinë në çerekfinale

EURO2024: Erdogan nga tribuna do të bëjë tifo për Turqinë në çerekfinale

Ankara, 5 korrik 2024 (MIA) - Presidenca turke zyrtarisht kumtoi se shefi i shtetit, Rexhep Taip Erdogan do të arrijë në Gjermani të shtunën, në ndeshjen e çerekfinales së Kampionatit evropian në futboll mes Turqisë dhe Holandës.

Ndeshja do të luhet në Berlin me fillim në orën 21:00, ndërsa pason pas incidentit diplomatik mes Gjermanisë dhe Turqisë që ndodhi për shkak të reagimit të reprezentuesit turk, Merih Demirel gjatë të tetës së finales kundër Austrisë.

Turqia fitoi me 2-1, ndërsa shënuesi i dyfishtë Demirel golin e dytë e festoi me gjestin i cili shkaktoi bujë të madhe.

Demiral me duart e nggriotura lartë imitoi kokën e ujkut, duke gjestikuluar shenjën e lidhur me "ujqërit gri", degë ultranacionaliste e Partisë për lëvizje nacionaliste (MHP), që është partnere e koalicionit e partisë turke në pushtet AK, e kryesuar nga presidenti Erdogan. Në Gjermani, gjesti i Demiralit u dënua si racist.

Mediumet gjermane kumtuan se UEFA e ka sanksionuar Demiralin me dy ndeshje, por Federata turke e futbollit mbrëmë vonë e demantoi informatën të cilën e publikoi gazeta "Bild", duke cekur se hetimi ende vijon. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR