• e premte, 05 korrik 2024

Ten Hag e vazhdoi kontratën me Mançester Junajted

Ten Hag e vazhdoi kontratën me Mançester Junajted

Mançester, 4 korrik 2024 (MIA) - Trajneri i Mançester Junajted, Erik ten Hag, ka nënshkruar kontratë të re me klubin, publikoi faqja zyrtare e ekipit nga "Old Traford".

Kontratat e re me trajnerin 54-vjeçar vlen deri vitin 2026.

Paraprakisht kontrata e holandezit ka skaduar në fund të sezonit 2024/25.

Ten Hag është në krye të Mançester Junajted nga vera e vitit 2022. Sezonin e kaliar "Djajtë e Kuq" përfunduan në vendin e 8-të në Premier Ligë dhe e fituan Kupën FA. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR