Teri e kritikoi Bi-Bi-Si-në për nofkën ofenduese ndaj Ronaldos
- Ish-lojtari mbrojtës i Çellsit dhe Anglisë, Xhon Teri, e kritikoi Bi-Bi-Si-në për përdorimin e nofkës ofenduese për sulmuesin e Portugalisë, Kristiano Ronaldo.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:53, 2 korrik, 2024

Londër, 2 korrik 2024 (MIA) - Ish-lojtari mbrojtës i Çellsit dhe Anglisë, Xhon Teri, e kritikoi Bi-Bi-Si-në për përdorimin e nofkës ofenduese për sulmuesin e Portugalisë, Kristiano Ronaldo.
Pasi që Ronaldo e humbi penalltinë në minutën e 105-të në ndeshjen me Slloveninë (0:0, 3:0 në penallti), në ekrane u paraqit grafika "Mistiano Penaldo".
"Bi-Bi-Si është turp", shkroi Teri në rrjetet sociale.
Portugalia e mposhti Slloveninë në penallti me 3:0, njërën prej goditjeve e realizoi Ronaldo.
Në çerek finale, portugezët do të përballen me Francën më 5 korrik. ab/
foto: X