Nuk është e sigurt pjesëmarrja e Mesit në çerekfinalen e Kopa Amerika
- Seleksionuesi i Argjentinës, Lionel Skaloni ende dyshon në pjesëmarrjen e kapitenit të ekipit, Lionel Mesi në çerekfinalen e Kopa Amerika kundër Ekuadorit.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:22, 4 korrik, 2024
Hjuston, 4 korrik 2024 (MIA) - Seleksionuesi i Argjentinës, Lionel Skaloni ende dyshon në pjesëmarrjen e kapitenit të ekipit, Lionel Mesi në çerekfinalen e Kopa Amerika kundër Ekuadorit.
"Do të presim disa orë dhe do të sjellim vndim në bazë të gjendjes së tij. Do të tentojmë ta shtyjmë të luajë, por nëse kjo nuk ndodhë, do ta kërkojmë zgjidhjen më të mirë për ekipin. Sot do të bisedojmë me të. Mendoj se është e drejtë ai të ndajë kohë dhe të trajnojë aq sa mundet", deklaroi Skaloni përr "Rojters".
Mesi (37) i cili e lëndoi tetivën e djathtë kundër Kilit, nuk luajti në ndeshjen e fundit të fazës grupore kundër Perusë.
Ndeshja mes Argjentinës dhe Ekuadorit do të luhet nesër, më 5 korrik, në orën 3 sipas kohës sonë. ab/
Foto: ЕPА