• e premte, 05 korrik 2024

Senegalezi Niakate është futbollisti më i shtrenjtë në historinë e Lionit

Senegalezi Niakate është futbollisti më i shtrenjtë në historinë e Lionit

 Lion, 5 korrik 2024 (MIA) - Mbrojtësi senegalez Musa Niakate (28) është transferuar nga Notingem Forest në Lion për një shumë prej 31.9 milionë euro, duke e bërë atë lojtarin më të shtrenjtë në historinë e klubit francez.

 Niakate ka nënshkruar një kontratë me Lionin deri në qershor të vitit 2028, pasi ka kaluar dy sezonet e fundit në Notingem Forest.

 Ka lindur në Rube në veri të Francës, ndërsa  karrierën e tij profesionale e filloi në moshën 18-vjeçare për Valensienin. Më pas ai luajti për Mec, Maajnc, ndërsa nga viti 2022 veshi fanellën e Notingen Forestit.

 Në të njëjtin vit  mori një thirrje debutuese për kombëtaren e Senegalit, për të cilën deri më tani ka luajtur 12 ndeshje.

 Foto: Fejsbuk

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR