• e enjte, 04 korrik 2024

Mançester Siti nuk do ta mbajë Edersonin nëse ai dëshiron ta braktisë ekipin

Mançester Siti nuk do ta mbajë Edersonin nëse ai dëshiron ta braktisë ekipin

Mançester, 3 korrik 2024 (MIA) - Portieri i Mançester siti, Ederson mund ta braktisë ekipin në afatin kalimtar të verës, transmeton insajderi Fabricio Romano.

Sipas Romanos, për shërbimet e brazilianit 30-vjeçar janë të interesuara ekipe nga Arabia Saudite.

Në të njejtën kohë, "qytetarët" nuk do ta mbajnë portierin nëse ai dëshiron të largohet.

Ederson luan për Mançester sitin prej vitit 2017. Prej atëherë, ai luajti në 332 ndeshje për ekipin, pranoi 257 gola dhe e mbrojti rrjetin të pastër në 155 ndeshje.

Kontrata e portierit me klubin është deri në verën e vitit 2026. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR