• e mërkurë, 05 mars 2025

Reali me një gol epërsi kundër Atletikos, Arsenali tashmë në çerekfinale të Ligës e kampionëve

Reali me një gol epërsi kundër Atletikos, Arsenali tashmë në çerekfinale të Ligës e kampionëve

Madrid, 4 mars 2025 (MIA) - Në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e kampionëve, kampioni aktual evropian, Reali i Madridit fitoi me rezultatin 2:1 në "Santiago Bernabeu" kundër Atletiko Madridit dhe me epërsi e pret ndeshjen kthyese në "Vanda Metropolitano".

Golin e parë e shënoi në minutën e 4-të Rodrigo, ndërsa Alvarez në minutën e 32-të shënoi një gol të bukur për barazim dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.  

Në pjesën e dytë, në minutën e 55-të, Brahim Diaz e tregoi klasin e tij dhe e shënoi golin e fitores.

Futbollistët e Arsenalit si dukek i kanë zgjidhur të gjitha dilemat se kush do të kualifikohet në çerekfinale, pasi si mysafir e deklasuan me rezultatin 7:1 PSV Ajndhovenin në ndeshjen e parë të Ligës së kampionëve.

Arsenali pothuaj sigurisht do të luajë me më të mirin nga derbi madrilen në çerekfinaëe, Real Madridi dhe Atletiko Madridi.

Borusia Dortmundi dhe Lill barazuan (1:1) në ndeshjen e parë e parë në Dortmud dhe ndeshja kthyese do të vendos për udhëtarin e ardhshëm në çerekfinale.

Më herët Aston Villa si mysafir e fitoi Klub Brizhin me rezultatin 3:1 dhe me një epërsi të bukur e pret ndeshjen kthyese.

Rezultate nga 1/8 e finales në Ligën e kampionëve (ndeshjet e para):

Real Madrid - Atletiko Madrid - 2:1
PSV Ajndhoven - Arsenal - 1:7
Borusia Dortmund - Lill - 1:1
Klub Brizh - Aston Vill - 1:3

Sot luhen:

Feenord - Inter
Pari Sen Zhermen - Liverpul
Bajerni i Mynihut - Baer Leverkuzen
Benfika - Barcelona

Ndeshjet kthyese luhen me 11 dhe 12 mars. bsh/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR