Federata e futbollit të Turqisë e suspendoi Zhoze Murinjon në katër ndeshje
- Komisioni diplomatik i Fedetarës së futbollit të Turqisë i shqiptoi trajnerit të Fenerbahçes, Zhoze Murinjo ndalesë për udhëheqjen e ekipit të tij në katër ndeshje.
- Post By Besnik Shuki
- 20:25, 27 shkurt, 2025

Stamboll, 27 shkurt 2025 (MIA) - Komisioni diplomatik i Fedetarës së futbollit të Turqisë i shqiptoi trajnerit të Fenerbahçes, Zhoze Murinjo ndalesë për udhëheqjen e ekipit të tij në katër ndeshje.
Kjo ka ndodhur për shkak të deklaratave të trajnerit portugez pas derbit me Gallatasarajin, që përfundoi me rezultatin 0:0, të cilat u definuan si raciste.
Murinjo atëherë deklaroi se nga pankina e Gallatasarajit po “kërcejnë si majmunë” për shkak të disa vendimeve të arbitrit.
Gallatasaraji ka parashtruar ankesë për sjelljen e trajnerit 61-vjeçar, ndërsa Fenerbahçe me deklaratë qëndroi në mbrojtje të tij.
Në mbrojtje të trajnerit dolën edhe ish-lojtarët e Murinjos, Didier Drogba dhe Majkëll Esien, të cilët deklaruan se ai nuk mund të jetë racist. bsh/
Foto: Arkiv