• e enjte, 10 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Romano: Baerni dhe Upamekano kanë rënë dakord për vazhdimin e kontratës

Romano: Baerni dhe Upamekano kanë rënë dakord për vazhdimin e kontratës

Munih, 3 mars 2025 (MIA) - Kontrata për vazhdimin e bashkëpunimit mes Baernit dhe mbrojtësit Dajot Upamekano është në fazën e fundit, raporton insajderi Fabricio Romano. 

Bisedimet kanë zgjatur rreth dy javë dhe të dyja palët kanë rënë dakord për kontratë të re. 

Kontrata aktuale e Upamekanos është deri në verën e vitit 2026.

Transfermarkt e vlerëson francezin 26-vjeçar në 50 milionë euro.

Këtë sezonë futbollisti ka shënuar dy gola në 30 ndeshje.

Baerni kryeson tabelën në Bundesligë me tetë pikë epërsi ndaj Baer Leverkusenit që është në vendin e dytë. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR