Slot suspendohet në dy ndeshje
- Trajneri i Liverpulit, Arne Slot mori suspendim për dy ndeshje dhe gjobë prej rreth 80 mijë euro për sjelljen e tij në ndeshjen e anuluar të xhiros së 15-të të Premier ligës me Evertonin (2:2), njofton shërbimi për shtyp i Federatës angleze të futbollit.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:34, 26 shkurt, 2025

Londër, 26 shkurt 2025 (MIA) - Trajneri i Liverpulit, Arne Slot mori suspendim për dy ndeshje dhe gjobë prej rreth 80 mijë euro për sjelljen e tij në ndeshjen e anuluar të xhiros së 15-të të Premier ligës me Evertonin (2:2), njofton shërbimi për shtyp i Federatës angleze të futbollit.
Holandezi katërdhjet e gjashtë vjeçar u gjobit për sjellje të pahijshme dhe fjalë fyese drejtuar gjyqtarëve pas ndeshjes.
Vetë trajneri e ka pranuar fajin. Së bashku me Slotin do të s’kualifikohet edhe ndihmësi i tij Sipke Hulshof.
Slot, së bashku me mesfushorin e Liverpulit, Kertis Xhons dhe mesfushorin e Evertonit, Abdullaj Dukur kanë marrë karton të kuq pas sherrit masiv pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit.
Liverpuli dhe Evertoni gjithashtu janë dënuar me 60.000, gjegjësisht 78.000 euro. qa/
Foto: EPA