Simeone: Duhet të vazhdojmë me të njëjtin ritëm edhe në ndeshjen kthyese kundër Realit
- Trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeone është prononcuar për humbjen ndaj Real Madridit (1:2) në ndeshjen e parë të 1/8-ës së Ligës së kampionëve.
- Post By Fami Bajrami
- 12:07, 5 mars, 2025

Madrid, 5 mars 2025 (MIA) - Trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeone është prononcuar për humbjen ndaj Real Madridit (1:2) në ndeshjen e parë të 1/8-ës së Ligës së kampionëve.
"Largohemi me ndjenjën se kemi luftuar mirë. Mund të kishim arritur një rezultat edhe më të mirë. Duhet të kishim reaguar më mirë ndaj golave që pranuam. Duhet të vazhdojmë me të njëjtin ritëm edhe në ndeshjen e dytë. Do të jetë e vështirë, e ndërlikuar dhe do të kemi mbështetjen e tifozëve tanë. Një ndeshje e rëndësishme po vjen. Gjëja më e mirë e ndeshjes ishte reagimi jonë ndaj golit të hershëm. Ekipi ishte i përqendruar të luante pikërisht siç donim. E përfunduam pjesën e parë me ndjenjën se po na ecë mirë”, ka thënë Simeone pas ndeshjes së mbrëmshme.
Ndeshja kthyese do të luhet më 12 mars në stadiumin Metropolitano.
Foto: EPA