Guardiola: Topi në FA kupën problematik, këtë e them me vite
- Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola u ankua për cilësinë e topit në FA kupën.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:38, 3 mars, 2025

Mançester, 3 mars 2025 (MIA) - Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola u ankua për cilësinë e topit në FA kupën.
Mançester Siti u plasua në të katërtën e finales së turneut pasi që e mposhti Plimuthin me 3:1.
Siti pati 10 shutime të cilat kaluan mbi portë apo jashtë saj. Në FA kupë ekipet luajnë me top nga "Mitre Sports".
"Zakonisht pas goditjeve të tilla shkon në gol. Ky është i vështirë të kontrollohet. Shumë lojtarë dhe trajnerë flasin për këtë me vite. Kur humbni, tingëlon sikur po ankoheni, por ai top nuk është në rregull. Kjo po ndodhë në FA Kupën dhe Ligën e Kupës me vite. Për këtë po flas me vite. Unë e thashë mendimin tim dhe njerëzit mund të dakordohen ose jo. Fituam, kështu që njerëzit do të jenë më të butë ndaj meje. Topi në Ligën e kampionëve është i jashtëzakonshëm, topi në Premier ligë është i jashtëzakonshëm, por ky top nuk është mjaft i mirë", deklaroi Guardiola.
Kundërshtar i Sitit në të katërtën e finales do të jetë ekipi Bornmuth. ab/
Foto: ЕPА