• e mërkurë, 05 mars 2025

Ançeloti: Atletiko kontrolloi lojën, por Reali krijoi shumë raste

Ançeloti: Atletiko kontrolloi lojën, por Reali krijoi shumë raste

Madrid, 5 shkurt 2025 (MIA) - Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti e ka komentuar fitoren e ekipit të tij ndaj Atletikos (2:1) në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

"Lojtarët e mi vrapuan, punuan shumë, krijuan avantazh, ndërsa Brahim Diaz dhe Rodrigo e kryen punën e tyre. I mbajtëm gjërat e organizuara, kompakte dhe i bëmë presion mirë Atletikos. Kundërshtari e kontrolloi lojën në disa periudha, por ne krijuam shumë raste për gol. Ky është Atletiko, ekip i nivelit më të lartë evropian. Është e pamundur të imagjinohet se do të vendosni gjithçka në ndeshjen e parë. Kemi marrë një epërsi të vogël për javën e ardhshme - ky ishte qëllimi ynë", deklaroi Ançelito për faqen e UEFA-s. 

Ndeshja kthyese do të luhet më 12 mars në stadiumin "Vanda Metropolitano". qa/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR