• e mërkurë, 03 korrik 2024

Ranzhell: Duhet të krijojmë kushte që zgjerimi i BE-së të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur

Ranzhell: Duhet të krijojmë kushte që zgjerimi i BE-së të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur

Bruksel, 30 prill 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian duhet të japë një sinjal shumë të qartë politik se është për zgjerimin e saj, vlerësoi ministri i ri portugez i Punëve të Jashtme, Paulo Ranzhell.

"Duhet të krijojmë kushte edhe në shtetet që duan të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian edhe në vetë BE-në, në mënyrë që zgjerimi të mund të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur", përfundoi Ranzhell,

Ai theksoi se ka "shumë pritje pozitive" nga procesi i zgjerimit të BE-së, megjithëse, siç tha, "kjo është një çështje e vështirë kur bëhet fjalë për negociatat".

Sipas Ranzhell, është e nevojshme të rritet korniza buxhetore shumëvjeçare e Bashkimit Evropian me qëllim të sigurohen mjete për mbulimin e shpenzimeve për procesin e zgjerimit, por edhe për përforcimin e mbrojtjes.

"Mendojmë se duhet të ketë rritje të Buxhetit, duke pasur parasysh situatën në të cilën ndodhet Bashkimi Evropian, që të mund t'i përgjigjemi tranzicionit të trefishtë -digjital, ekologjik dhe social, por edhe çështjes së mbrojtjes dhe çështjes së zgjerimit dhe konkurrencës", tha Ranzhell pas pjesëmarrjes në konferencën vjetore të Komisionit Evropian në Bruksel kushtuar buxhetit të BE-së, të titulluar "Duke shikuar para: Buxheti i BE-së i së ardhmes". ls/

Foto: Iks

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR