• e shtunë, 29 qershor 2024

Rama për vizitë dyditore në Francë

Rama për vizitë dyditore në Francë

Paris, 12 prill 2024 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me takim me presidentin francez Emanuel Makron sot e ka filluar vizitën dyditore në Paris.

Vizita e Ramës në Francë, siç paralajmëruan nga kabineti i tij, është me qëllim të promovimit të potencialit dhe klimës pozitve në Shqipëri për investitorët e huaj, si dhe bashkëpunimin bilateral në sferën e teknologjisë dhe inovacioneve.

Është paraparë që Rama dhe Makron të nënshkruajnë disa marrëveshje ndërqeveritare dhe memorandumin për mirëkuptim midis dy vendeve.

Në delegacionin e udhëhequr nga Rama, janë ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Jetësor, Mirela Kumbaro, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacioneve, Blendi Gonxhe, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Arbjan Mazniku, si dhe ministrja e Administratës Publike dhe Antikorrupsion, Adea Pirdeni. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR