• e premte, 08 nëntor 2024

Nju Jork tajms i bëri thirrje Bajdenit që të heqë dorë nga gara presidenciale

Nju Jork tajms i bëri thirrje Bajdenit që të heqë dorë nga gara presidenciale

Nju-Jork, 29 qershor 2024 (MIA) - Redaksia e gazetës amerikane "Nju Jork Tajms" mbrëmë i bëri thirrje presidentit të SHBA-së, Xho Bajden të tërhiqet nga gara presidenciale, një ditë pas paraqitjes së tij të dobët në debatin kundër Donald Trampit, transmetuan agjencitë e huaja.

Edhe pse thekson se Bajdeni 81-vjeçar është "president për tu admiruar", gazeta thekson se në debat ai dukej si "hija e një nëpunësi të madh publik" dhe do të lëshohej në "aventurë të pamenduar" nëse e vazhdon fushatën. 

"Nuk ka arsye që partia ta rrezikojë stabilitetin dhe sigurinë e vendit me atë që i detyron votuesit të zgjedhin mes mangësive të zotëri Trampit dhe ato të zotëri Bajdenin", shkruan gazeta. 

"Është një bast shumë i madh për të shpresuar se amerikanët do të injorojnë ose minimizojnë moshën dhe dobësinë e zotëri Bajdenit, të cilat ata i shohin me sytë e tyre", shtoi edicioni i Nju Jorkut.

"Nëse rreziku nga mandati i dytë i Trampit është aq i madh siç thotë ai - ndërsa ne pajtohemi me atë se rreziku është i madh - atëherë përkushtimi i tij në këtë vend i lë atë dhe partinë e tij vetëm me një zgjedhje", njofton "Nju Jork tajms". 

Artikulli ishte publikuar dy orë pasi Bajdeni arriti në Nju Jork në turneun dyditor për mbledhjen e mjeteve për fushatën e tij. fc/

Fotografia: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR