• e diel, 30 qershor 2024

Ministria e Shëndetësisë së Hamasit: Edhe 69 persona u vranë në Gazë, gjithsej 37.834

Ministria e Shëndetësisë së Hamasit: Edhe 69 persona u vranë në Gazë, gjithsej 37.834

Gazë, 29 qershor 2024 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë së Hamasit, lëvizja islamike në pushtet në Rripin e Gazës, njoftoi sot se gjatë 48 orëve të fundit nga sulmet izraelite në atë zonë ishin vrarë 69 persona. 

Nga fillimi i sulmit izraelit para gati nëntë muajve, në Rripin e Gazës u vranë gjithsej 37.834 njerëz.

Ministria e Shëndetësisë së Hamasit njoftoi se në luftë deri më tani janë plagosur 86.858 njerëz. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR