• e hënë, 01 korrik 2024

Daçiq: Sinagoga në Beograd objektiv i mundshëm i sulmit, janë kryer bastisje në Serbi

Daçiq: Sinagoga në Beograd objektiv i mundshëm i sulmit, janë kryer bastisje në Serbi

Beograd, 30 qershor 2024 (MIA) - Ministri serb i Punëve të Brendshme Ivica Daçiq deklaroi se edhe sot vazhdon aksioni në mbarë Serbinë pas aktit të djeshëm terrorist, se sinagoga në Beograd ishte objektivi i parë i mundshëm i Zhujoviq, dhe se është bërë bastisje në disa lokacione, ndërsa dy persona janë në paraburgim, informon korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

"Duhet të gjejmë lidhje të duhur shkak-pasojë midis aktiviteteve të vehabistëve dhe ngjarjes specifike. Për këtë arsye është bërë një aksion i gjerë i marrjes në pyetje dhe ndalimit dhe në dy raste është caktuar masa e paraburgimit. Për Igor Despotoviqin, i cili u arrestua në Beograd dhe Kemal Begoviq, i cili u ndalua gjatë bastisjes në Novi Pazar. Atij i është marrë jeleku me flamurin e të ashtuquajturit Shteti Islamik", tha Daçiqi për RTS.

Daçiqi tha se rikonstruksioni i lëvizjes së Milosh Zhujoviq, i cili plagosi një pjesëtar të Xhandarmërisë në afërsi të ambasadës izraelite, tregoi se ai mbrëmë për herë të parë kishte ardhur afër sinagogës në Beograd dhe se ka mundësi që ajo të ishte objektivi i parë, por vazhdoi më tutje drejt ambasadës izraelite për shkak të numrit të madh të pjesëtarëve të policisë rreth sinagogës. 

"Ky është sulm terrorist i synuar, ndërsa do të shohim se kush ka marrë pjesë në të", tha Daçiqi.

Sipas tij, ajo që është e padiskutueshme për të gjithë ata njerëz është se i takojnë lëvizjes ekstermiste vehabiste.

Siç sqaroi, në Serbi është shpallur "Niveli i kuq i alarmit" që nënkupton se të gjitha njësitë e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë vendosur në nivelin më të lartë të zgjuarsisë dhe se detyra e tyre është që të jenë të dukshëm në sigurimin e rendit dhe paqes publike dhe parandalimin e akteve të mundshme terroriste. 

"Kjo nënkupton se do të jenë në shumë lokacione në Serbi", sqaroi Daçici dhe shtoi se qytetarët janë të sigurt. 

"Ky akt terrorist ishte ndërprerë në praktikë në vetë fillimin", tha ministri serb i policisë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR