• e enjte, 21 nëntor 2024

Galant: Hamasi nuk është në gjendje të rikuperohet nga operacionet izraelite në Rripin e Gazës

Galant: Hamasi nuk është në gjendje të rikuperohet nga operacionet izraelite në Rripin e Gazës

 Tel Aviv, 1 korrik (MIA) - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant, gjatë vizitës së sotme në Rafah, në pjesën jugore të Rripit të Gazës, deklaroi se Hamasi nuk mund të rikuperohet nga operacionet izraelite që shkatërruan armët dhe tunelet nëntokësore të këtij grupi militant palestinez.

Galanti vlerësoi se Hamasi nuk ka më mjete për t'u armatosur, për t'u pajisur dhe se nuk mund të sjellë përforcime, transmetoi "Tajms of izrael".

"Lufta e tyre është thyer dhe koha në fakt punon kundër tyre, ndërsa jo për ata", deklaroi ministri izraelit i Mbrojtjes.

Ai përsëriti se qëllimi i operacionit izraelit në Rripin e Gazës është shkatërrimi i plotë i Hamasit. rq/

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR