• e martë, 26 nëntor 2024

Në Ninbereg është vrarë një burrë i cili me thikë sulmoi patrullën policore

Në Ninbereg  është vrarë një burrë i cili me thikë sulmoi patrullën policore

 Ninberg, 1 korrik 2024 (MIA) - Një burrë, të cilin dje sulmoi me thikë tre policë në një qytet afër Nurembergut, në Gjermani, ka vdekur pasi u qëllua nga policia në një stacion hekurudhor në qytet, deklaroi një zëdhënës i policisë.

"Ai vdiq në vendin e sulmit, në qytetin jugor të Lauf an der Pegnic, dhe pavarësisht masave të ndihmës së parë urgjente", deklaroi zëdhënësi.

Sipas policisë, sulmuesi fillimisht ka sulmuar një patrullë policie. Kur policët kanë zbritur nga automjeti, ai është nisur drejt tyre me armë.

"Në sulm është përfshirë edhe një thikë", tha zëdhënësi.

Zëdhënësi shtoi se nuk ka policë rë lënduar  dhe nuk dha detaje se sa të shtëna u qëlluan, kush qëlloi ose ku ishte goditur personi.

Përfaqësuesi i policisë, gjithashtu, nuk ka komentuar fillimisht mbi identitetin e sulmuesit apo sfondin e sulmit të tij.

Sipas zëdhënësit të policisë, zona përballë stacionit është e rrethuar. rq/

Foto: DPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR