• e hënë, 23 dhjetor 2024

Izraelitët nga burgu liruan 55 palestinezë, mes të cilëve dhe drejtorin e spitalit Al-Shifa

Izraelitët nga burgu  liruan 55 palestinezë, mes të cilëve dhe drejtorin e spitalit Al-Shifa

 Tel Aviv, 1 korrik 2024 (MIA) - Një funksionar anonim i Ministrisë palestineze së Shëndetësisë në Rripin e Gazës konfirmoi se Izraeli liroi sot 55 palestinezë nga pengjet, mes të cilëve dhe Mohamed Abu Selmija, drejtor i spitalit kryesor Al-Shifa në Gazë, njoftuan mediat amerikane.

Abu Selmija është arrestuar në nëntor të vitit 2023 kur forcat izraelite  Spitalin Al-Shifa.

 Në një video deklaratë vtë transmetuar në mediat palestineze pas lirimit të tij, Abu Selmija ka akuzuar autoritetet izraelite se i nënshtronin të burgosurit palestinezë në "poshtërim të përditshëm fizik dhe psikologjik".

Izraeli, megjithatë, menjëherë i ka hedhur poshtë akuzat e tilla.

Në ndërkohë, ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, ultra i djathtë Itmar Ben-Gvir, e vlerësoi lirimin e drejtorit të spitalit Al-Shifa një "siguri pakujdesie" dhe kërkoi shkarkimin urgjent të kreut të shërbimit të brendshëm të sigurisë Shin Bet përshkak lirimit të drejtorit të spitalit Al-Shifa, transmetoi "Al Xhezira".

"Ka ardhur koha që kryeministri të ndalojë Joav Galant dhe shefin e Shin Bet të ndjekin një politikë të pavarur në kundërshtim me qëndrimin e qeverisë", tha Ben-Gvir. rq/

Foto: FB

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR