• e diel, 22 dhjetor 2024

Presidenti i Mauritanisë, Uld Gazuani, rizgjidhet në funksion

Presidenti i Mauritanisë, Uld Gazuani, rizgjidhet në funksion

Nuakshot, 1 korrik 2024 (MIA)  - Presidenti i Mauritanisë, Mohamed Uld Gazuani, është rizgjedhur në funksionin pasi fitoi 56,12 për qind të votave, treguan rezultatet e përkohshme, njoftoi DPA.

Rivali i tij kryesor, aktivisti i të drejtave të njeriut Biram Dah Abeid, është i dyti me 22 për qind të votave, ndërsa Hamadi Sidi Mohtar i Partisë Islamike Tauasul mori 12,76 për qind.

 Zgjedhjet në këtë ish-koloni franceze të Afrikës Perëndimore u mbajtën të shtunën. Rezultatet u shpallën mbrëmë vonë pasi ishin numëruar 99 për qind e votave.

 Para se të shpalleshin rezultatet, Abeid pretendoi se kishte mashtrim, ndërsa policia shpërndau mbështetësit e tij protestues me gaz lotsjellës, deklaruan dëshmitarët, raportoi DPA.

 Mauritanianët shpresojnë se presidenti do të punojë në përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës, për të ulur papunësinë dhe për të luftuar korrupsionin dhe varfërinë.

Gazuani (67) premtori se gjatë mandati të tij të dytë do të fokusohet në mbështetjen e të rinjve, raportoi agjencia gjermane. 

 Gazuani, përndryshe ish-ministër i Mbrojtjes, e mori mandatin e parë në vitin 2019 me tranzicionin e parë paqësor të pushtetit në vend. qa

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR