• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rusia e ndërmori kryesimin njëmujor me Këshillin e Sigurimit të KB-së

Rusia e ndërmori kryesimin njëmujor me Këshillin e Sigurimit të KB-së

Nju-Jork, 1 korrik 2024 (MIA) - Rusia sot e ndërmori kryesimin njëmujor me Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në KB Vasilij Nebenzja paraprakisht deklaroi se për këtë muaj janë planifikuar tre ngjarje kyçe.

Seanca e parë e Këshillit të Sigurimit nën udhëheqësinë e Rusisë do të mbahet sot në gjysmën e parë të ditës sipas kohës njujorkeze, ndërsa në të do të miratohet edhe programi i punës për muajin e ardhshëm.

Pas saj Nebenzja do të mbajë konferencë shtypi dhe bifing të mbyllur për anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së.

Ngjarjet kryesore të kryesimit rus pritet të zhvillohen në mes të muajit dhe do t'i kushtohen ndërtimit të një rendi botëror më të drejtë, më demokratik dhe të qëndrueshëm, rregullimit të çështjes së Lindjes së Mesme, si dhe bashkëpunimit të KB-së me Organizatën e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), Komuniteti i Shteteve të Pavarura (CIS) dhe Organizata e Shangait për Bashkëpunim (SCO).

Për më tepër, siç ishte paralajmëruar më parë nga Nebenzja, do të ngritet edhe tema e sulmit ukrainas në Sevastopol me raketa taktike "ATACMS" të pajisura me kokëmbushje.

KS e KB-së këtë muaj do të mbajë njëzet seanca të hapura dhe konsultime të mbyllura. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR