• e shtunë, 23 nëntor 2024

Të paktën shtatë persona humbën jetën nga stuhitë e fuqishme në Zvicër dhe Francë

Të paktën shtatë persona humbën jetën nga stuhitë e fuqishme në Zvicër dhe Francë

Ber/Paris, 30 qershor 2024 (MIA) - Së paku shtatë persona kanë humbur jetën nga stuhitë e fuqishme në Zvicër dhe Francë, kumtuan autoritetet lokale.

Stuhia shkaktoi përmbytje, rrëshqitje të dheut, ndërprerje të energjisë elektrike dhe rrëzimin e pemëve.

Në Francë, tre persona humbën jetën kur një pemë ra mbi makinën e tyre për shkak të erërave të fuqishme në departamentin Od në Francën verilindore. Një person është lënduar.

Në Zvicër reshjet e dendura të shiut shkaktuan rrëshqitje të dheut në pjesën juglindore të vendit. Katër janë viktimat e fatkeqësisë.

Ka filluar evakuimi i turistëve nga kampi në Monjo dhe nga turneu i futbollit në Peça.

Disa lugina pranë Maxhës janë të paarritshme dhe nuk ka energji elektrike. Një pjesë e kantonit Tiçino është pa ujë të pijshëm.

Evakuime ka edhe në zonën e Ronës në kantonin Vale.

Moti i keq ka prekur edhe pjesë të Italisë veriore dhe Gjermanisë. 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR